Interes për atraksionet historiko-kulturore, Elbasani vizitohet nga dhjetëra turistë

Teksa qytetet bregdetare në vendin tonë po presin mijëra turistë, edhe në qytetet që mungon plazhi vizitorët nuk janë të pakët.

Në Elbasan dhjetëra turistë janë të interesuar për atraksionet historiko-kulturore.

Muzeu etnografik i vendosur në një ndërtesë 200-vjeçare përfaqëson një nga shtëpitë tipike të stilit post-mesjetar shqiptar është një pikat më të vizituara.

Drejtuesja e muzeut Silvana Belegu thotë se pavarësisht se vizitorët janë të shumtë, ky vit nuk mund të krahasohet me 2019.

"Viziton Muzeun apo Bazilikën dhe monumentet e tjerë, Kishën e Shën Mërisë, por problemi kryesor është që janë shumë të pakta vizitat në grupe në krahasim me vitin 2019," tha Belegu.

Vizitorët janë kryesisht vendas, por nuk mungojnë as të huajt.

"Nga i gjithë qarku vijnë gjatë gjithë vitit. Janë shumë të paktë njerëzit që nuk e kanë vizituar Muzeun. Muzeu është i hapur çdo fundjavë," shtoi Belegu.

Viti 2020 i ka dhënë goditje të madhe turizmit në vendin tonë, ndërsa ky sezon shihet nga operatorët turistik si një mundësi rimëkëmbje.