Berisha: Shqiperia në flakë, Kreu i Meduzes është tretur në vakanca! Lutjuni Zotit per shi!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2021, 13:41
Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur shqetësimin për situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në facebook Berisha akuzon Ramën se ka braktisur qytetarët e këtyre zonave.
“Shqiperia në flakë, Kreu i Meduzes nuk bëhet i gjallë është tretur në vakanca! Lutjuni Zotit per shi! Sb” shkruan Berisha
Ndryshe nga kryeministrat e tjerë që janë në terren për të menaxhuar dhe monitoruar situatën Rama është mjaftuar me pastime të situatës së zjarreve në face book. Ndërkohë që pak ditë më parë opozita e denoncoi se po shfrytëzonte helikopterin e ushtrisë për udhëtimet e tij ndërkohë që ushtria kishte vetëm një helikopter për të shuar flakët që përfshinë Karaburunin.