"Heronjtë" e keqpaguar, zjarrfikësit në Vlorë 2 javë "luftë" me flakët në male

Prej gati 20 ditësh zjarrëfikësit në Vlorë po përballen me zjarret që kanë djegur qindra hektarë.

Ky është Luan Kapaj zjarrëfikës nga Vlora që deri në 2019 ishte i njohur vetëm për vlonjatët, por puna e tij në Tërmetin e 26 nëntorit e bëri atë hero për gjithë shqiptarët.

Puna për shuarjen zjarreve sipas tij është shumë e vështirë.

“Kjo zonë është shumë e rrezikshe. Si për ne dhe për të gjithë se terreni është shumë I thyer, shkurret janë shumë të larta dhe temperature e flakës nuk të lë të afrohesh”

Ai thotë se që nga nisja e zjarreve po punojnë me orare të zgjatura, ndërsa shton se pasioni për këtë punë e bën që të mso tërhiqet deri në vatrën e fundit.

“Duam shumë kohë të vemi tek vatra e zjarrit. Punojmë me orë të zgjatura dhe kushtet janë tepër të vështira, por këtë punë Jemi. Jemi të detyruar të punojmë deri në ditën e fundit"

Por pavarësisht punës heroike, zjarrëfikësit në Vlorë prej disa muajsh nuk marrin pagesën e orëve shtesë, një fakt i pranuar të shtunën edhe nga kreu i bashkisë Dritan Leli.

Leli siguroi se zjarrëfikësit do të paguhen për çdo orë që shërbejnë.

Sipas legjislacionit aktual, bashkitë duhet që të paguajnë punonjësit e zjarrëfikëses 25% më shumë për çdo orë pune shtesë gjatë javës, dhe 50% për çdo orë pune gjatë ditëve të pushimit dhe po kaq nëse kanë punuar gjatë natës.