Helikopterët holandezë dhe çek në ndihmë për shuarjen e flakëve në Dukat, problem Maja e Rrunës
Tre Helikopterët ujëhedhës të Holandës dhe Çekisë kanë mbërritur në kohën e duhur në Shqipëri. Parku i Llogarasë këtë mëngjes rrezikoi më shumë se kurrë të përfshihen nga flakët.
Gjiri i Gramës është totalisht i mbuluar nga flakët dhe ndërhyrja për vënien nën kontroll mbetet tejet e vështirë. Madje nëse nuk do të ketë forca të shtuara rrezikon të shkoj deri në Llogora për shkak edhe të erës që frym.
Ministria e Mbrojtjes informon se zjarri në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë është eleminuar në pjesën më të madhe të vatrave, por sot është riaktivizuar një vatër intensive në malin e Dukatit, e cila ishte e shuar pak ditë më parë.
Sot në mbështetje të forcave tona operacionale është edhe një helikopter i ardhur nga Holanda.
Chinook ka kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.

Gjatë natës ka patur një vatër të re në Gjirin e Gramës, ku gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve me forca të shtuara.
Zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, bashkia Finiq ka rënë në një terren të vështirë, por po mbahet nën kontroll për të shmangur rrezikun e banesave.
Një zjarr i rënë në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier ka angazhuar forcat operacionale prej orësh, të cilët po punojnë për ta mbajtur nën kontroll. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe helikopteri i ardhur nga Çekia.

Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, aktualisht po mbahet nën kontroll, për të mos e lënë të përhapet në zona të banuara. Për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mund të ndërhyjnë dot në të gjithë zonën.
Zjarri pranë luginës së Valbonës, fshati Klysyrë, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë nuk ka përhapje dhe aktualisht është tërësisht i kontrollueshëm e me intensitet të ulët.
Zjarri është nën kontroll edhe në fshatin Vermosh, njësia administrative Kelmend, bashkia Malësi e Madhe.
Puna e forcave të emergjencave civile po vijon për të mbajtur nën kontroll flakët edhe në vatrat e hapura në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë si dhe në fshatin Munellë-Domgjon, po në këtë bashki.