Kukës: Maja e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit në flakë, situata kritike

Kukës: Maja e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit në flakë,

Në Bashkinë  Kukës, vazhdon të jenë aktive dy vatra e zjarrit në Majën e Rrunës.  

Zjarri në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi gjatë mesnatës deri pranë Rrugës së Kombit.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës,të tunelit të Kalimashit dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës nga toka deri në orët e vona kanë luftuar me flakët pavarësisht terrenit të vështirë në këtë zonë ndërsa në ndihmë të tyre gjatë ditës së premte (6 gusht) ka qenë edhe një helikopter.

Operacioni është ndërprerë natën për të rinisur të shtunën në mëngjes.

 Situata në Majën e Rrunës është kritike për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Në qarkun e Kukësit, edhe më herët gjatë këtyre ditëve ka patur vatra zjarri të cilat janë fikur totalisht.