BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret, 8 të vdekur. Digjen mbi 13,500 hektarë pyje në Greqinë fqinje

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lënë deri tani 8 të vdekur.

Zjarret që po shkrumbojnë jugun e Turqisë dhe mijëra hektarë tokë po digjen nëpër Greqi, Itali dhe Spanjë.

Autoritetet turke njoftuan se thuajse të 500 banorët e prekur në zonën e Antalies dhe qindra të tjerë në distriktet turistike të Marmarisit dhe Bodrumit kanë marrë trajtim mjekësor që nga shfaqja e vatrave të para rreth 6 ditë më parë.

Në rajon janë aktivë një kontingjent prej 4,800 trupash që po shërbejnë për shuarjen e flakëve me avionë, helikopterë, me dronë, me makina ujëhedhëse dhe mjete ndërtimi.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka falëndruar Brukselin të hënën për dërgim të një aeroplani nga Kroacia dhe dy nga Spanja.

Operacioneve u janë bashkuar ekipet nga Rusia, Ukraina, Irani dhe Azerbajxhani, dhe vullnetarët të cilët nuk po gjejnë qetësi në këtë situatë.

"Përpiqemi të pastrojmë tokën që digjet nga barërat. Pastaj ndihmojmë brigadën e zjarrfikësve të lëvizin nëpër pyll" thote Yukselen Sezer, pronar i nje lokali.

Autoritetet turke thonë se zjarret e sivjetme janë pasojë e zjarrvënies së qëllimshme ose e neglizhencës, por janë premtuar kompensime.

Temperaturat e larta rënduan zjarret edhe në Greqinë fqinje, ku janë djegur disa banesa dhe disa banorë kanë përfunduar në spital me probleme me frymëmarrjen nga hiri që ka mbuluar perëndimin e vendit.

Flakët pushtuan në fundjavë edhe ishullin e Siçilisë, në Pulje, Katanie dhe Lacio.

Shërbimi italian i zjarrfikësve raportoi për 700 vatra të reja zjarri në 24 orë dhe një total prej 37 mijë ndërhyrjesh urgjente që nga muaji qershor..