Lushnje/ Zjarr tek kodrat e Golemit në fushën e mbetjeve, në terren dhe kryebashkiakja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 19:32
Zjarr në kodrat e Golemit në Lushnje. Zjarri ka ardhur nga një vend ku më parë grumbulloheshin mbetjet urbane të ish komunës Dushk.
Ndërhyrja e zjarrfikësve, punonjësve të administratës së Bashkisë dhe policisë së shtetit izoluan në kohë rekord zjarri.
Vetë kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa ka arritur në vendngjarje. Zjarri ka djegur sipërfaqe djerre ndërsa nuk është lejuar të dhe dru frutorë dhe vreshta në afërsi të tij.
Sipërfaqaja e djegur është dy-tre dynym bar i thatë e shkurre. Është izoluar zjarri dhe po punohet për shuarjen e tij. Sipas zjarrfikësve ish-fusha e mbetjeve ka qenë shkak i përhapjes së zjarrit.
Ende nuk dihet nëse zjarri është vënë nga dikush.

