Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të mbahet seanca për ish-ministrin Tahiri dhe Jaeld Çelën

Me 28 shtator në orën 10:00, Gjykata e Lartë ka caktuar datën dhe orën për shqyrtimin rekursin e ish-ministrit të brendshmë Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të policisë së Vlorës Jael Cela.

Gjykata për Krimiet e rënda e ka dënuar Tahirin më 5 vitë burg por vendimi është konvertuar në 3 vite shërbim prove, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”, ndërkohë që Gjykata e dënoi për një akuzë që nuk ishte ngritur zyrtarisht nga prokuroria.

Tahirit i është ndaluar gjithashtu për tre vite marrja e posteve