Përkeqësohet situata në Vlorë/ Era bën të pamundur ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në Karaburun

Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit  të përkeqësohet dhe pikërisht pjesa mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë .

Sipas ADZM, situata po përkeqësohet me nisjen e erës që fryn nga jugu duke bërë që flakët e zjarrit të përparojnë në pjesën e malit dhe po i afrohen pjesës halore dhe me pisha.

Era e fortë që fryn në malin e Karaburunit e bën të pamundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter pasi dhe këta të fundit rrezikojnë.

Forcat e Armatosura do mundohen ta mbajnë situatën nën kontroll me mjete rrethanore.

Sakaq forca të shumta janë drejtuar drejt malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë. Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri.