Armëmbajtje pa leje dhe kultivim narkotikësh, 5 të arrestuar në Gjirokastër
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se në kuadër të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimi dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike goditen dy raste të kësaj veprimtarie kriminale, gjithashtu goditet dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sipas njoftimit të bluve në pranga ka rënë shtetasi A. D., për veprën penale " "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve".
Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasve A. P., 38 vjeç, banues në Gjirokastër; T. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë dhe E. K., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Këllëz.
Sipas bluve, shtetasi L. B., 62 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, u arerstua pasi ka tentuar kultivojë bimë narkotike në bahçen e banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
