Vazhdon "lufta" me flakët në Mallakastër, po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 09:42
Në Mallakastër vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat Cerrilë , Selitë dhe Gadurovë.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur që të neutralizojnë disa vatra, ku gjatë gjithë natës është punuar për shuarjen e tyre.
Ndërkohë lagjja Mushonjë në Cerrilë nuk rrezikohet më nga flakët pasi zjarri është spostuar.
Zjarri tashmë ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe ullishte duke u influencuar edhe nga era.
Për shkak të terrenit kodrinor , forcat zjarrfikëse të Mallakastrës po hasin vështirësi për të shuar flakët duke punuar me mjete rrethanore.
