Në Gjirokastër shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën 60 vjeçari, plagoset gruaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2021, 17:11
Një person ka humbur jetën në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Burime për Ora News, bëjnë me dije se një 60-vjeçar, Andrea Haxhiaj humbi jetën nga asfiksia në oborrin e shtëpisë.
Mësohet se ai ka qenë në oborrin e shtëpisë dhe dyshohet të jetë asfiksuar nga tymi, e si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë si pasojë e flakëve e lënduar ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, raporton Ora News.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që situata nga zjarret në Gjirokastër mbetet kritike, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, sa rrezikohet edhe djegia e banesave.

