Kapet sërish drogë në portin e Durrësit, sekuestrohen 14.3 kg kokainë
Sekuestrohet sërish drogë në portin e Durrësit.
Ditën e sotme në këtë port janë kapur 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.
Droga është gjetur në një mjet ne tentative për te dalë drejt Barit.
Po ashtu, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.
Automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca ku në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me peshë rreth 14.3 kilogramë.
Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor "Perëndimi", kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin B. R.
Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port.
Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
