Peleshi për zjarret: 8 vatra aktive në vend, në zonat kritike janë angazhuar mjetet dhe trupat e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një reagim mbi emergjencën e zjarreve në vend thotë se  aktuaisht kemi 8 vatra zjarri aktive, për të cilat të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre.

Në zonat ku situata paraqitet më kritike, Peleshi thotë se janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura.

Të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj.

Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët dhe ditët në vazhdim.

Peleshi i bën thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i fton ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin dhe evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm.