Shiste kokainë te familja mafioze, dënohet me pesë vite burg “gjiganti” shqiptar në Itali

Shqiptari Rubin Molla, 30 vjeç, rezident në Bellinzago është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg e 22 mijë euro gjobë për trafik të lëndëve narkotike. 

Mediat italiane, bëjnë me dije se 30-vjeçari njihej me nofkën “gjiganti” për shkak të madhësisë së trupit.

Ai u arrestua në Maj të vitit 2020, gjatë operacionit të koduar “Boxes”. Atij bashkë me tetë të tjerë iu gjetën 15 kilogramëve kokainë e 330 mijë eurove.

Mësohet se Molla lëvizte bashkë me të ëmën nga Bellinzago, përtej Ticinos, deri në Turbigo, për t’i shitur kokainë një familjeje mafioze që drejtonte tregun e ‘të bardhës’ në zonën e Varesottos e në Alto Milanese, me shtrirje deri në Emilia Romagna.

Teksa ai ndodhet në burg , për nënën e tij nuk dihet asgjë se ku është. Mendohet se ajo është kthyer në Shqipëri ose ka ndërruar shtëpi.