Shkëmbim zjarri në Greqi, dy shqiptarë plagosin policin, ja si ndodhi ngjarja

 

Dy shqiptarë janë ndaluar dy ditë më parë në ishullin Mykonos të Greqisë teksa po përpiqeshin të grabisnin vila luksoze.  

Mediat greke, bëjnë me dijes se shqiptarët emrat e të cilëve nuk janë publikuar u ndoqën nga policia, ndërkohë që gjatë aksionit ka pasur edhe shkëmbime zjarri, ku si pasojë njëri prej efektivëve ka mbetur i plagosur në kyçin e këmbës.

Mësohet se policia i kishte ndjekur hap pas hapi shqiptarët, por këto të fundit për të mos rënë në sy të policisë, kanë hequr bluzat, ndërsa në kokë kanë vendosur copa të zeza në mënyrë që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.

Por pavarësisht kësaj, mediat greke kanë zbardhur detaje nga ndjekja e tyre. Sipas tyre, njëri prej shqiptarëve kishte shkuar me motor në Mykonos në zonën e Agios Lazaros. Pasi ka takuar bashkëpunëtorin e tij, ata kanë hequr kokoret dhe bluzat e bardha që mbanin veshur duke vendosur në kokë bluza të zeza. Njëri prej tyre ka marrë një levë të kuqe në motor.

Më pas ata kanë lënë motorin duke hedhur kokoret dhe bluzat 200 metra larg. Pasi kanë pikasur policinë ata kanë nisur të vrapojnë. Pas 500 metrash janë ndarë duke u vendosur në vende të ndryshme.

Por gjithsesi nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë policisë. Një prej të arrestuarve i tha bluve se e kishte takuar bashkëpunëtorin e tij në ishull dhe nuk kishte asnjë dijeni se motori i tij ishte i vjedhur.