I mbijetoi aksidentit tragjik në Kroaci, pasagjeri: Ishte dita më e frikshme e jetës time

Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët që ka mbijetuar në aksidentin tragjik në  Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë, është shprehur se dje ishte dita më frikshme e jetës së tij.

Gashi si pasojë e aksidentit mori lëndime të lehta, ndërkohë  gruaja e tij pritet t’i nënshtrohet operacionit. Më tej ai shprehet se pa gjithçka nga vendi i ngjarjes.

 

“Më zuri gjumi, dëgjova një të shtënë shumë të madhe, u hodha nga autobusi dhe u gjenda në rrugë. Në kohën e aksidentit, isha në anën e majtë në dyshemenë e autobusit. Unë pashë shumë të plagosur në livadh, gjithçka ishte aty, dikujt iu shqye krahu, unë kurrë më herët nuk kam parë diçka të tillë në jetën time,”- tha Gashi.