Video/ Në ditën e dasmës aksidentohet makina e nuses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2021, 18:47
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, në Kosovë, në ditën e dasmës së një çifti.
Në një video të publikuar nga mediat e Kosovës, shihet se makina në të cilën ndodhej nusja është përfshirë në aksident.
Siç shihet në pamje, makina është dëmtuar vetëm në pjesën e parakolpit, ndërkohë bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.