Aksidenti tragjik në Koraci, shoferi i autobusit ishte arrestuar edhe në vitin 2017 për trafikim droge
Shoferi i autobusit që dyshohet shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci, D.L është dërguar sot në Prokurori i shoqëruar nga policia.
D.L nuk ka dhënë asnjë deklaratë për incidentin e djeshëm, para zëvendësprokuroit të Qarkut, duke mos u përgjigjur në asnjë pyetje.
Pas kësaj, ai u urdhërua të paraqitet nesër para Gjykatës në Slavonski Brod në ora 9 të mengjesit, ku do të vendosen masat e ardhshme për mbajtje apo mbrojtje në liri.
Ndërkohë mediat kosovare, shkruajnë se nuk është hera e parë që D.L arrestohet nga Policia. Mësohet se ai është arrestuar në në vitin 2017, nga Policia Kufitare e Shqipërisë në bashkëpuni me atë të Shkodrës, ku ishin sekuestruar 20 kg kanabis.
D.L ishte arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, E.B dhe E.M në autobusin e linjës Kosovë – Gjermani me targë 07 183 CE.
Policia u kishte kërkuar udhëtarëve të zbresin dhe të marrin bagazhet por në fund ishte konstatuar se dy çantat me kanabis, ishin “pa pronar”.
Në aksidentin e ditës së djeshme në Kroaci, 10 persona mbetën të vdekur ndërkohë 40 të tjerë u lënduan. Mjeti i transportit me targa të Kosovës doli nga rruga, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, rreth orës 6:00 të mëngjesit të së dielës.


