E rrallë! Shqiptari gjen kuletën me 6 mijë euro, ia kthen pronarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2021, 18:27
Një shqiptar në Kosovë, ka bërë një gjest fisnik. Sipas mediave të Kosovës, Avni Pasha, pronar i një lokali në Klinë, ka gjetur një kuletë me 6000 euro.
Menjëherë sapo e ka marrë ai ia ka kthyer pronarit.
Ky është një rast i rrallë, pasi jo të gjithë mund t’ia kthejnë një shumë kaq të madhe pronarit.
