"Situata është dramatike" Zjarri në Greqi del jashtë kontrollit, digjen disa shtëpi dhe makina

Greqia është përfshirë nga flakët e zjarrit sot, në zonat pyjore Stamata dhe Rodopoli,  me zjarrin  që ka dalë jashtë kontrollit. Raportohet se janë djegur shtëpi dhe makina.

Sipas zëvendës guvernatorit të Atikës, Vassilis Kokkalis, ende nuk ka një pamje të saktë se sa shtëpi janë djegur.

"Situata është dramatike"  Zjarri në Greqi del

Kryetari i Bashkisë së Dionysos Giannis Kalafatos, në një komunikim për mediet është shprehur se po zhvillohet një betejë e vështirë me flakët dhe se situata paraqitet dramatike.

“Situata është dramatike . Zjarri ka arritur në rrugë. Është bërë një betejë për të mos lejuar që zjarri të shkojë në zonat e banuara "Galini" dhe deri më tani kjo duket se është arritur nga zjarrfikësit. Zjarri tani është larguar nga atje, ka kaluar përballë Metropolitane dhe ka hyrë në Fushën e Kuqe, një pyll po digjet në këtë kohë. Flakët po përhapen nga ajri".