Tiranë, gjendet një valixhe e dyshimtë në rrugën “Sulejman Delvina”

Një valixhe e dyshimtë është gjendur mbrëmjen e sotme në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet.

Policia vendosi një perimetër sigurie rreth valixhes dhe janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

''Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur. Menjëherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcat xheniere për veprime të mëtejshme.'' - njofton policia.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.