Shikoni videon/ Plas grushti në emision "live", rrihen politikanët

Dy politikanë nga Moldavia , Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan tronditën shikuesit me një përleshje gjatë një shfaqje televizive.

Tofilat, një ish këshilltar i presidentit Maja Sandu, rrëzoi Cosovan, një ish-zëvendës ministër i brendshëm dhe e kapi atë për qafe.

Sipas mediave të huaja, pëplasja fizike ka nisur kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat, i cili iu kthye me grushte e më pas e shtriu në tokë.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi e gjithë situata ndodhi, kur emisioni po transmetohej live.

Më vonë, një foto u publikua në Facebook, ku shiheshin të dy politikanët që qëndronin përsëri të qetë pranë njëri-tjetrit dhe shtrëngonin duart.