Video/ Brazili "shkërmoq" Gjermaninë në Olimpiadë, humbje surprizë për Argjentinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2021, 17:05
Ndeshjet e para të futbollit në Tokyo 2020 dhanë spektakël dhe surpriza të mëdha.
Teksa, Spanja, Franca zhgënjyen, Brazili impresionoi në debutim në ndeshjen e grupit D ndaj Gjermanisë ndaj të cilëve fitoi me rezultatin e thellë 4-2. Për Seleçaon ishte dita e Richarlison i cili shkëlqeu me tre gola që te tre në pjesën e parë madje po në fund të ketij fraksioni Cunha humbi një penallti.
Sfida përfundoi gjithsesi 4-2 për brazilianët dhe këtu mund të shihni përmbledhjen e ndeshjes.
Ndërkohë në Grupin C ishte një zhgënjim i madh paraqitja e Argjentinës që u mund 2-0 nga ekipi olimpik i Australisë dhe më poshtë është edhe përmbledhja e ndeshjes.