Guinea tërhiqet nga Lojërat Olimpike për shkak të situatës nga koronavirus
Pas Koresë së Veriut e cila njoftoi muaj më parë se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për shkak të krizës nga pandemia, një tjetër shtet tërhiqet pak orë para startit.
Është Guinea që ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë asnjë atlet në Olimpidën e Tokyos për shkak të koronavirusit.
Janë pesë atletët e kualifikuar nga Guinea për në eventin madhor teksa qeveria vendosi të mos marrin pjesë sepse rreziku është i madh duke parë rritjen e infektimeve.
Disa burime shkruajne se mund të jetë pamundesia financiare nga ana e qeverisë për të mbuluar shpenzimet e atletëve në Tokyo shkaku i tërheqjes dhe letra zyrtare për koronavirusin është sa për të mbuluar arsyen e vërtetë.
Gjithsesi, Guinea nuk ka fituar asnjë medalje në 11 pjesëmarrje ne Lojërat Olimpike teksa 5 sportistët e tërhequr janë, Fatoumata Yarie Camara (mundje e lirê), Mamadou Samba Bah (judo), Fatoumata Lamarana Touré e Mamadou Tahirou Bah (not) dhe Aïssata Deen Conté (atletikë).
