Video/ Olimpiada e futbollit ka nisur, zhgënjejnë Spanja dhe Franca
Teksa Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike do të zhvillohet nesër me 23 Korrik, futbolli si gjithmonë nis më herët kur një ditë më parë luajtën femrat ndërsa sot zbritën në fushë ekipet për meshkuj dhe surprizat nuk munguan.
Spanja ishte e para që luajti në ndeshjet e Grupit C ndaj Egjiptit dhe si super e favorizuar nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola po të mendosh që në skuadër ka Dani Olmo, Marco Asensio, Oyarzabal dhe talentin Pedri që luajti edhe në EURO 20020.
Më pas ishte radha e Francës për Grupin A dhe që në fakt mori një shuplakë të rëndë nga Meksika me fitoren e thellë 4-1. Gignac, Thauvin e Tousart zhgënjyen jashtëzakonisht në debutim duke komplikuar edhe kualifikimin më tej.
Për grupin B, Zelanda e Re suprizoi me fitoren ndaj favoritëve të Koresë së Jugut ndërsa Bregu i Fildishtë mundi me vështirësi 2-1 Arabinë Saudite.