Labirinti i rinovimeve, sa shumë yje refuzojnë klubet për kontrata të “majme”

Pandemia ka nxitur dhe i ka dhënë një hov të madh merkatos së lojtarëve me parametër zero. Alaba, Ramos, Donnarumma e Wijnaldum, janë rastet e lojtarëve që hapin një precedent shumë të rrezikshëm për shumë yje të futbollit që janë në pritje për të rinovuar ose “kërcënojnë” të largohen nëse nuk u plotësohen kërkesat ekonomike edhe pse ka edhe disa të tjerë që e bëjnë për ambicie.

Por le t’i marrim me radhë, teksa Kylian Mbappe është lojtari më i rëndësishëm që ka vetëm një vit kontratë dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk do të rinovojë pasi në synimet e tij është vetëm Real Madridi. Rreziku është që PSG ta humbasë pa asnjë përfitim një lojtar kaq të madh si Mbappe dhe ndoshta mund të lëshojë në fund të merkatos për ta shitur sulmuesin francez.


Varane është me një këmbë në “Old Trafford” pasi nuk do të rinovojë kontratën që skadon në 2022 me Real Madrid dhe këta të fundit kanë pranuar ta shesin dhe po negociojnë.

Kinglsey Coman është një rast që ka indinjuar Bayernin pasi ka edhe 2 vite kontratë dhe nuk pranon të rinovojë teksa mund të shitet ndërsa Goretzka që ka vetëm në vit tjetër është një tjetër rast urgjent për bavarezët pasi mund ta humbasin falas.

Napoli po Lufton për të evituar një rast Donnarumma me kapitenin Insigne i cili dëshiron të rinovojë por jo me shifrat që ka ofruar presidentin De Laurentiis.

Rasti Pogba është një tjetër precedent ku lojtari “kërcënon” për t’u larguar pa asnjë përfitim për Man. United teksa agjenti Mino Raiola po negocion me PSG-në.

Cristiano Ronaldo gjithashtu ka vetëm një vit kontratë dhe duket se ka mbetur peng i pages së lartë prej 30 mln euro neto që asnjë klub tjetër nuk ja merr përsipër.

Talenti Camavinga, një nga mesfushorët më premtues në Europë ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Rennes dhe nuk dëshiron të rinovojë dhe klubi duhet ta shesë patjetër këtë verë për të përfituar.

Pra të gjithë klubet e mëdha kanë probleme të tilla me lojtarët dhe për shkak të pandemisë, në shumicën e rasteve klubet nuk kanë fuqi ekonomike për të ofruar kontrata më të mira se ato aktuale për lojtarët dhe duket se kjo merkato do të dominohet nga goditjet e mëdha me parameter zero.