Bie hipoteza e anulimit, Perandori do të hapë Lojërat Olimpike të Tokyos
Ditë më parë u dha alarmi nga disa zyrtarë japonezë se për shkak të infektimeve që janë në rritje në Japoni, ekzistonte sërish rreziku i një anulimi të dytë të eventit madhor.
Por fantazmat e një opsioni të tillë janë larguar zyrtarisht nga Perandori Naruhito i cili ka njoftuar prezencën e tij në ceremoninë e hapjes dhe do të deklarojë startin e Lojërave Olimpike.
Më shumë siguri se kaq për zhvillimin e tyre nuk mund të ketë pasi Perandori me pjesëmarrjen e tij çertifikon startin e eventit teksa do të jetë vetëm në ceremony dhe pjesëtarët e tjerë të familjes nuk do të marrin pjesë ditën e hapjes apo në eventet e tjera olimpike.
Sipas axhendës së publikuar, Perandori do të presë të Enjten në takim, kreun e CIO, Thomas Bach dhe një ditë më pas personalitetet e huaja përpara se të vijojë edhe me ceremoninë e hapjes.
Gjithsesi, sipas një zyrtari qeveritar, perandori japonez mund të mos përdorë termin "celebruar" ose "festuar" kur të shpallë Lojërat Olimpike të hapura. Për shkak të pandemisë, qeveria dhe komiteti organizues po planifikojnë të heqin fjalët e mësipërme, të cilat janë përdorur si rit në ceremonitë e mëparshme të hapjes.
Në ceremoninë e hapjes nuk do të jetë vetëm perandori, udhëheqësit e të paktën 15 vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare do të jenë në Japoni për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios. Një numër i ulët nga afërsisht 40 që morën pjesë në të njëjtën ngjarje për Lojërat e Rio de Janeiro në 2016. Do të jenë rreth shtatëdhjetë zyrtarë qeveritarë në ceremoni, por numri i VIP-ave të huaj që do të ndjekin ceremoninë në stadiumin kombëtar të Premten në mbrëmje mund të pësojë disa ndryshime.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri mongol Luvsannamsrai Oyun-Erdene janë midis udhëheqësve botërorë që kanë njoftuar praninë e tyre, si dhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden. Numri i ulët i politikanëve të pranishëm sigurisht i atribuohet pandemisë, e cila ka shtyrë shumë krerë shtetesh të heqin dorë nga pjesëmarrja tyre.
