Xhaferri flet nga Qipro: Nuk kemi frikë askënd, Vllaznia mund të përmbysë çdo skuadër

Vllaznia është në prag të një sfide shumë të rëndësishme në Conference League. Për herë të parë klubi shkodran do të luajë në një tur të dytë në kompeticionet europiane dhe për sponsorin Xhaferri është takim historik. Duke folur nga Qipro pas mbërritjes së skuadrës, ai vlerëson kundërshtarin por thekson se Vllaznia ka treguar se mund të përmbysë çdo rezultat ndaj dhe ka shumë besim për këtë sfidë.

Nesër përballja e parë ndaj AEL Limassol, si po përjetohet kjo sfidë në kampin shkodran.

 

"Kemi patur një udhëtim të mirë, kemi ditën e stërvitjes dhe mendoj se skuadra është e përgatitur. Grupi është i plotë përveç Da Silvës që nuk është i gatshëm. Mendoj se do të jetë një ndeshje që nuk duhet të nënvlerësohet absolutisht, është kundërshtar i fortë me buxhet më të madh se ne, por ne ecim me idenë për një rezultat pozitiv ose një barazim do të ishte një rezultat shumë i mirë në mënyrë që të na lehtësohet puna në Shkodër".

Në bisedat me lojtarët dhe drejtuesit ka një optimizëm për të kaluar këtë tur.

"Vazhdimisht jemi optimist duke qenë pozitiv por dueht të kuptojmë që nuk kemi të bëjmë me një skuadër si ajo e kaluara. Ka një buxhet 3-fish më të madhe se ne dhe ka eksperiencë në raundet kualifikuese në Europë. Besoj se klubi është i mirë dhe është bërë përgatitja e duhur, skemat e trajnerit do të jenë ndoshta të duhurat për t’iu përgjigjur sfidës në mënyrën e duhur dhe ndaj jemi pozitivë sepse edhe në vetvete lojtarët janë në momente shumë pozitive edhe tek performanca e tyre. Shprespjmë që të arrijmë një rezultat të mirë nesër megjithëse temperature është pak e ngrohtë dhe ka pak lagështirë, ndoshta do të jemi në kushte të tjera në Shkodër por do të përshtatemi".

U fol shumë për orarin e ndeshjes, por ora 20:00 lokale është”ok” për t’u luajtur?

"Kjo është ndryshe dhe më mirë sepse në orarin e parë ishin pak pengesa për ne sepse ishte klimë e nxehtë dhe tani është më e përshtatshme. Si për ne si për ata do të jetë njësoj, do të jetë optimale. Prezenca e tifozëve të tyre do të jetë e lartë, diku te 75% e kapacitetit të stadiumit që do të mbushet. Kjo do të jetë në vetvete presion por do të jetë motivuese për skuadrën ndërsa ne duhet të tregojmë që jemi profesionista".

AEL shihet si favorit për të kaluar turin, a është ky një avantazh për Vllazninë pasi mund të na nënvlerësojmë?

"Kjo mund të jetë një pikë, të gjithë e shikojnë AEL si favorite por kjo nuk duhet të na bëjë neve të ndihemi si inferior port ë luajmë si të barabartë që të marrim një rezultat pozitiv".

A do të ishit të kënaqur me barazimin në Qipro?

"Sigurisht, barazimi është një rezultat i mirë pasi në fushën tone kemi treguar që jemi të fortë dhe në fushën tone kemi treguar se mund të thyejmë rezultate siç ishte ajo ndaj Sirokit. Barazimi do të ishte i mirë, një fitore minimale 1-0 do të ishte optimale por mendoj se edhe një rezultat tjetër me një gol diferencë besoj se nuk do të na demotivonte por përkundrazi do të na motivonte për ndeshjen në Shkodër për të synuar kualifikimin".

Me skuadrën kanë udhëtuar edhe një pjesë e tifozëve të ekipit, besoj se do të jetë një plus pasi do të ndjehet atmosfera e tyre në stadium…

"Dua t’i falenderoj shumë ata që kanë bërë përpjekje maksimale për të qenë këtu. Nuk ka qenë e lehtë pasi rregullat e UEFA-s nuk lejojnë udhëtimin e tifozëve. Jemi munduar që këta dashamirës që kishin guximin të vinin këtu, t’I përfshinim te pjesa e skuadrës që atje të ndihet edhe zëri i tyre".

Besimi i tifozëve është për kualifikim, duke projektuar tani turin e tretë për në Azerbajxhan ose Izrael.

"Tani jemi të emocionuar e të entuziazmuar për këtë gjë pasi të gjithë duam të shkojmë në turin e tretë, do të ishte fantastike dhe historike pasi Vllaznia mesa di nuk e ka kaluar asnjëherë turin e dytë dhe njëkohësisht do të kishte qenë shumë motivuese në të gjitha aspektet, atë teknik por gjithashtu edhe atë financiar".

Do të ishte me interes një parashikim me gola nga Xhaferri….

"Nuk jam shumë i mirë në këtë pjesë, unë mundohem të jem gjithmonë me këmbë në tokë dhe nuk duhet një parashikim por gjithsesi çdo rezultati nuk duhet t’i trembemi sepse në Shkodër jemi të fortë dhe kemi një tifozeri të zjarrtë dhe në ndeshjen e kaluar treguam që jemi të gatshëm të përmbysim rezultate dhe nuk kemi frikë asnjë skuadër".