New York, përpiqen që të kalojnë kokainën duke e maskuar si një tortë me kafe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2021, 08:44
Një person nga Nju Jorku dhe një grua nga Maine po përballen me akuza pasi fshehën kokainë të maskuar si një tortë që u kap në automjetin e tyre.
Lajmin e bëri me dije të mërkurën Agjencia e Zbatimit të Drogës në Maine.
Duke vepruar në bazë të informacionit, policia ndaloi makinën në Interstate 295 në Gardiner të Martën dhe një qen nuhati drogë ku gjeti 2 kilogramë kokainë në vlerë 200,000 dollarë.
Gjithashtu u sekuestruan 1,900 dollarë në para të thata.
Kokaina ishte maskuar si një tortë me kafe që përdoret për të mbuluar aromën, thanë zyrtarët.
Të dy u lanë të lirë me kusht dhe pritet që të dalin para gjykatës.
Agjentët besojnë se droga do të shpërndahej në qarqet Kennebec dhe Somerset.
