Bezos "pushtoi" hapësirën, në ekuipazh edhe astronautja 82-vjeçare e studenti 18-vjeçar

Miliarderi Jeff Bezos ka realizuar me sukses udhëtimin e tij të pare në hapësirë. Një projekt ky i nisur që në vitin 2000 me themelimin e kompanisë së tij Blue Origin, e cila ka si synim krijimin e një kolonie hapësinore ku njerëzit do të jetojnë dhe punojnë.

Biznesmeni amerikan Jeff Bezos realizoi me sukses udhëtimin e tij të pare në hapësirë.

Ai u nis nga një zonë e largët në shkretëtirën e Teksasit, duke u bërë miliarderi i dytë këtë muaj që financon vetë një fluturim të tillë.

Miliarderi 57-vjeçar dhe tre miq të tij ishin në bordin e raketës Neë Shepard të ndërtuar nga kompania Blue Origin, të cilën Bezos e themeloi në vitin 2000 me qëllimin për të krijuar koloni të përhershme hapësinore ku njerëzit do të jetojnë dhe punojnë.

New Shepard, që e merr emrin nga Alan Shepard, astronauti i parë i Amerikës, udhëtoi me tre herë shpejtësinë e zërit para se kapsula të ndahej nga raketa dhe të navigonte mbi Tokë për disa minuta, duke lejuar që Bezos dhe tre shokët e tij të ekuipazhit të përjetonin mungesën e peshës.

Kapsula plotësisht e automatizuar hyri përsëri në atmosferë dhe bëri një ulje me parashutë pranë vendit të lëshimit, ndërsa raketa bëri një ulje vertikale të automatizuar disa kilometra larg.

Themeluese i Amazon, u shoqërua në këtë udhëtim nga vëllai i tij, Mark, astronautja 82-vjeçare Mary Funk dhe studentin 18-vjeçar Oliver Daemen, duke i bërë ata personat më të vjetër dhe më të rinj që fluturojnë në hapësirë.

Gjatë një interviste televizive të hënën, Bezos këmbënguli se qëllimi i tij nuk kishte të bënte me konkurrencën ndaj Bransonit, por "për të ndërtuar një rruge në hapësirë në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të bëjnë gjëra të pabesueshme".

Misioni i parë i drejtuar nga Blue Origin vjen pas 15 fluturimeve provë të kapsulës Neë Shepard. Bob Smith, zyrtari ekzekutiv i kompanisë, thotë se dy misione të tjera me pasagjerë në bordin e e saj janë planifikuar deri në fund të këtij viti.