Franca prezanton ''lejen e shëndetit'' Covid-19 për të pasur akses në aktivitetet kulturore

Njerëzit që dëshirojnë të shkojnë në kinema, muze, ndeshje sportive dhe vende të tjera kulturore në Francë do të duhet të tregojnë provat e vaksinimit Covid-19 ose një test negativ duke filluar nga e mërkura.

Ndërkohë, vendi është duke u përballur me një rritje të rasteve nga varianti shumë i transmetueshëm Delta.

E ashtuquajtura "leje sanitare" do të kërkohet për të gjitha ngjarjet ose vendet me më shumë se 50 persona, përpara se të aplikohet në restorante, kafene dhe qendra tregtare në gusht, njoftoi Presidenti Emmanuel Macron në një fjalim televiziv javën e kaluar.

Sidoqoftë, pasi të jenë brenda, njerëzit mund të heqin maskat e tyre të fytyrës, të cilat mbeten të nevojshme brenda dyqaneve ose bizneseve ose në transportin publik.

Maskat tani janë të detyrueshme përsëri në pjesën jugore në fqnjësi me Spanjën, si dhe në pjesën më të madhe të pjesës perëndimor pranë Bordeaux, një vend i njohur turistik, ku numrat e rasteve po rriten.

Maska në natyrë u rivendos si masë gjithashtu të martën në Tuluzë dhe qytete të tjera aty pranë.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran paralajmëroi për një rritje të rasteve Covid-19 për shkak të variantit Delta të martën, kur 18,000 raste u raportuan gjatë 24 orëve.