Ishulli Mauritius hap kufijtë për turistët, vizitorët duhet të vaksinohen dhe testohen
Një ndër atraksionet më të bukura turistike në Lindje të Afrikës ka hapur kufinjtë për të gjithë turistët në mbarë botën. Viziroët e Mauritiusit paraprakisht duhet të vaksinohen dhe të zbatojnë rregullat e karantinimit.
Ishulli I bukur afrikan, Mauritius, që shtrihet me një vijë bregdetare prej 330 km,pas 16 muajsh të vështirë pandemie, ka rihapur kufinjtë për të gjithë mysafirët ndërkombëtarë të vaksinuar.
Vizitorëve fillimisht do iu duhet të pushojnë në ’14 flluskat’’ turistike, ku do t'i nënshtrohen një testi PCR midis pesë dhe shtatë ditëve para nisjes dhe më pas do u kërkohet përgjigja me rezultatin negativ për të hyrë në ishull.
Gjithashtu kjo do të përsëritet edhe pas mbërritjes në aeroport, si edhe në ditën e shtatë, e përsëri pas 14 ditëve.
Ndërsa vizitorët ende të pavaksinuar duhet që fillimisht të rezervojnë një qëndrim dy javor në një hotel zyrtar, ku edhe vaktet do u dorëzohen në dhomën e tyre.
"Mauritius është i kënaqur që po mirëpret vizitorët ndërkombëtarë në mjedisin dhe ishullin tonë të sigurtë", thotë Hon. Steven Obeegadoo, Zëvendës Kryeministër i Mauritius dhe Ministër i Turizmit.
Vendimi për hapjen e kufinjëve të Mauritius, erdhi pas një përshpejtimi të suksesshëm të programit të vaksinimit të vendit.
Në qershor të këtij viti, Ministri i Financave i vendit tha se Mauritius po synon të mirëprisë 650,000 vizitorë gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Por me një rihapje të plotë që nuk është planifikuar deri në 1 Tetor, industria e turizmit të ishullit do të duhet të presë edhe pak kohë për t'u kthyer plotësisht.
Mauritius është një ndër vendet e spikatura në botë për mikpritjen që u ofron turistëve.
Destinacioni i ishullit është i njohur për plazhet, ujërat bruz dhe shkëmbinjtë e mrekullueshëm nënujorë të koraleve.

