Spiunim masiv i gazetarëve, qeveritë blejnë aplikacionin izraelit për spiunimin e aktivistëve

Kompania izraelite NSO është vënë në qendër të vëmendjes nga mediet anekënd botës për shkak se dyshohet t’i ketë shitur shteteve të ndryshme një program spiunimi.

Sipas BBC, deri më tani janë identifikuar më shumë se 1,000 njerëz  të përgjuar në 50 vende, ku përfshihen politikanë dhe krerë shtetesh, drejtues biznesi, aktivistë dhe gazetarë.

Aktivistët të të drejtave të njeriut, gazetarë, njerëz publik dhe  avokatë të shumtë në të gjithë botën kanë rënë pre e një vjedhjeje masivet ë dhënash nga program Pegasus i krijuar prej Izraelit. Telefonat e këtyre qytetarëve janë shënjestruan nga ky program, shkruan BBC.

Nuk dihet se sa është numri i saktë i personave që kanë rënë pre e këtij spiunimi. Kompania izraelite NSO që dyshohet se ka ndërtuar këtë program deri më tani ka mohuar çdo keqbërje.

Zëdhënësi i kompanisë thotë se softueri është menduar për përdorim kundër kriminelëve dhe terroristëve, dhe u vihet në dispozicion vetëm agjencive ushtarake, të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës nga vendet me të dhëna të mira për të drejtat e njeriut.

Por ajo që shkruajnë mediet ndërkombëtare është se shtete të ndryshme, edhe me të dhëna jo të mira për lirinë dhe të drejtat e njeriut kanë shtënë në dorë këtë program.

Pretendimet në lidhje me përdorimin e softuerit Pegasus për mbledhje masive të dhënash u bënë nga Washington Posti, Guardian, Le Monde dhe 14 organizata të tjera mediatike në të gjithë botën.

Programi Pegasus hyn në iPhonet dhe pajisjet Android për të mundësuar kopjimin e mesazheve, fotove, e-maileve, regjistrimin e thirrjeve dhe aktivizimin fshehurazi të mikrofonave dhe kamerave.

Sipas BBC, deri më tani janë identifikuar më shumë se 1,000 njerëz  të përgjuar në 50 vende, ku përfshihen politikanë dhe krerë shtetesh, drejtues biznesi, aktivistë dhe disa anëtarë të familjes mbretërore arabe.

Më shumë se 180 gazetarë u gjetën gjithashtu në listë, nga organizata duke përfshirë CNN, Neë York Times dhe Al Jazeera.