Vandalizohen qendrat e vaksinimit kundër Covid-19 në Francë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2021, 11:11
Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë nga protestuesit që janë pozicionuar kundër masave kufizuese dhe vaksinimit ant-Covid.
Një qendër u shkatërrua në Francën jug-lindore, sipas autoriteteve, ndërsa një ditë më vonë u sulmua një tjetër qendër në jug-perëndim pjesërisht në atë që mediet lokale e quajtën sulm me zjarr.
Të shtunën mbi 100 mijë francezë kanë protestuar në fundjavë kundër masave të fundit të qeverisë, për të nxitur njerëzit të vaksinohen dhe të frenojnë infeksionet në rritje nga varianti Delta i koronavirusit. Kritikët kanë akuzuar qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron për shkeljen e lirive të tyre.

