Video / Burri hidhet në mes të rrjedhës dhe i shpëton jetën çiftit turk nga përmbytja në Austri

Si për mrekulli shpëtoi nga vdekja çifti turk, të cilët rrezikuan të përmbyten nga ujërat e vrullshme në restorantin e tyre, në qytetin austriak Hallein.

Çiftin Karaaslan e shpëtoi nga përmbytja fqinji tyre austriak.

Mediet turke bëjnë me dije se për shkak të shiut të madh, uji filloi të grumbullohej në oborrin e restorantit dhe brenda 5 minutave, niveli i ujit u rrit në 1.5 metra.

Salih Karaaslan,duke shpjeguar se si po përpiqeshin të largoheshin nga vendi ku ishin me gruan, përshkroi momentin e frikshëm:

"Nëse do të qëndronim në vend, uji do të na mbyste. Më duhej të vendosja nëse do të kalonim  nga restoranti për të arritur në një vend të sigurt, ose të qëndronim në vend dhe të mbyteshim. Nuk kishim zgjidhje tjetër, lëvizëm. Nëse do të kishim qëndruar atje, uji do të na kishte marrë dhe mbytur. Në atë moment, fqinji ynë u hodh dhe na shpëtoi po iu trembur syri."

Në momentin kur Karaaslan dhe gruaja e tij filluan të zhyten nën ujë ndërsa kalonin rrugën, fqinji austriak, Alexander Eisenmann, u hodh në ujë.

Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, i cili falënderoi në rrjetet sociale burrin austriak, Eisenmann, me një mesazh vlerësimi në gjermanisht. “Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter.