Video/ Ariu i veshur me kapelë dhe shall sulmon trajneren para fëmijëve të tmerruar në një cirk

Ky është momenti kur një ari që performonte sulmoi një trajnere femër para fëmijëve të tmerruar dhe familjeve të tyre në një cirk në Rusi .

Pamjet e regjistruara nga një spektator tregojnë kafshën e egër, të veshur me një kapelë dhe shall të ndritshëm rozë, i cili papritmas sulmon gruan gjatë një shfaqjeje në Berezovsky, në rajonin e Kemerovo.

Ari mund të shihet duke u përplasur  tek trajneria dhe duke u mbajtur mbi këmbën dhe kyçin e saj përpara se të kapet nga qafa dhe të tërhiqet nga dy burra. 

Incidenti tronditës ndodhi vetëm disa metra larg fëmijëve dhe prindërve të tyre, të cilët nuk kishin asnjë pengesë ose rrethim që i mbronte ata nga ariu. 

Kafsha pastaj bën një sulm tjetër para se të tërhiqet përsëri. 

Sipas raporteve ka pasur edhe një sulm të tretë, megjithatë videoja e shpërndarë në internet nuk vazhdon aq kohë sa ta tregojë atë. 

Cirku është i njohur për veshjen e arinjve me rroba njerëzore dhe ‘krenohet me trajnimin njerëzor të kafshëve’.