Kërkon falje kandidati për kancelar që qeshi gjatë vizitës në zonat e përmbytura në Gjermani

Kandidati për kancelar i CDU Armin Laschet kërkoi falje për të qeshurat e tij "të pavend", ndërsa presidenti i Gjermanisë fliste në  zonat e goditura nga përmbytjet katastrofike.

Laschet është kandidati kryesor aktual në zgjedhjet e shtatorit. Kandidati për kancelar kërkoi falje, pasi u kritikua ashpër nga qytetarët për gjestin e pavend. Laschet kërkoi falje në Twitter, duke thënë se sjellja e tij kishte qenë "e papërshtatshme".

“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë. Kështu që pendohem edhe më shumë për përshtypjen që lindi nga një situatë bisede", shkruan  politikani  në rrjetet sociale.