Ra në kontakt me një të infektuar me Covid-19, vetizolohet Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i i Financave, Rishi Sunak, do të vetizolohen për të paktën dhjetë ditë, pas kontaktit që kanë pasur me Sekretarin e Shëndetësisë Sajid Javid, i cili doli pozitiv për koronavirus.

Zyra e Johnson njoftoi se kryeministri dhe ministri i Financave,  do të merrnin pjesë në një skemë pilot, që do t’u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës, shkruan BBC.

Por, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta.

Zyra e Johnsonit tha më 18 korrik se kryeministri dhe ministri i Financave kishin qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk zbuluan identitetin e këtij personi. Megjithatë, një ditë më herët, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftoi se është infektuar me Covid-19.