E rëndë/ Mijëra kuaj garash të vrarë në thertore

Mijëra kuaj garash po dërgohen në thertore në Britani dhe Irlandë. Disa prej kuajve të therur kanë qenë të trajnuar dhe në pronësi të disa prej emrave më të mëdhenj në gara.

Regjistrimet e fshehta, te siguruara nga BBC Panorama, tregojnë trajtimin dhe therjen mizore të kuajve, në një nga thertoret më të mëdha në Britani.

Ekspertët i përshkruan pamjet nga kamerat e sigurisë, si shkelje të rregullores dhe legjislacionit në vend për mbrojtjen e kafshëve.