Mykonos rikthen masat kufizuese kundër virusit, gjobë deri në 200 mijë euro për bizneset që lejojnë grumbullimet
Rastet ditore të zbuluara me COVID-19 në Greqi janë në nivele shumë të larta. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj raportoi se janë zbuluar 2562 të infektuar.
Përballë situatës së krijuar, pra rritjes së rasteve në muajin e fundit, Greqia vendosi që të rikthente masat kufizuese.
Duke nisur nga dita e sotme deri më 26 korrik do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të jetë e ndaluar në lokale.
Përjashtim në ndalimqarkullim bëjnë vetëm personat që u duhet të lëvizin për në punë apo rastet e emergjencave spitalore.
Drejtuesit vendorë të ishullit e kundërshtuan vendimin dhe thanë se do te kishin humbje nga turizmi, pasi vizitorët nuk rrinë pa muzikë. Mikonos sipas të dhënave të autoriteteve greke vizitohet çdo verë nga shumë se 1 milion persona.
"Si në Mykonos, ashtu edhe në të gjithë territorin, është e ndaluar të mbahet çdo lloj ngjarjeje ku ka grumbullime fizike. Turma prej më shumë se njëzet (20) personash në një hapësirë private nuk lejohet. Gjoba administrative në rast shkelje arrin nga 50,000 deri në 200,000 euro për qiramarrësin e hapësirës private, në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja e përmendur," thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.
Për shkak të pandemisë viti i shkuar ishte sezon i dobët, dhe të ardhurat nga turizmi ranë në Greqi. Ky sektor zë një të pestën e ekonomisë, por numri i infeksioneve në rritje gjatë javëve të fundit ka detyruar qeverinë të marrë masa të forta antivocid. Atje është urdhëruar vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë, stafi i azileve dhe po ashtu janë në fuqi kufizime të reja në të gjithë vendin. Në bare e restorante ashtu si ne shumë vende europiane lejohen vetëm klientë të vaksinuar.
