Thriller me vdekjen e 26-vjeçares në Greqi, i dashuri i saj në kërkim
Një 26-vjeçare greke është nxjerrë ditën e djeshme, 16 korrik e pajetë nga deti në zonën e Ligarias në Folengradhos, por pas ekzaminimit të trupit të saj nga ekspertët mjeko-ligjorë rezultoi se ajo ishte vrarë përpara se të hidhej në ujë.
Dhjetëra banorë të zonës kujtojnë të kenë parë vajzën duke lëvizur me makinën e saj në zonë dhe disa dëshmitarë thonë se ajo ishte e vetme dhe me një çantë në dorë po i drejtohej plazhit paraditen e djeshme.
Ende mbetet mister se kush mund të ketë kryer vrasjen.
Sipas familjarëve të saj ajo gjendej në ishull për të bërë pushime me të dashurin e saj dhe flinin së bashku në një kamping të zonës. Familjarët e çiftit deklarohen të shokuar, ndërkohë që të gjithë banorët e zonës janë vënë në kërkim të të riut, shkruan protothema.
