Pamje të rënda! Pasi e pret të dalë nga shtëpia, i riu godet 52-vjeçaren me shishe në kokë dhe e rreh brutalisht
Nevenka Margeta, 52 vjeç po vinte për të hapur një kafene në Firule, në qytetin Split të Kroacisë, këtë mëngjes kur ajo u sulmua brutalisht nga një burrë i ri i cili së pari e goditi në kokë me një shishe, dhe pastaj vazhdoi ta rrihte te shkallët.
Gjithçka u regjistrua nga një kamera sigurie dhe sulmi mund të kishte përfunduar me pasoja më të rënda nëse turistët të cilët po shkonin në plazh nuk do të kishin ndërhyrë.
Sulmuesi arriti të largohej dhe gruaja u dërgua në spital. Ajo kishte marrë goditje në kokë, krahë dhe qafë, por pa thyerje.
Burri i saj, Damir Margeta, njoftoi pas sulmit se po ofronte një shpërblim për këdo që kishte informacione në lidhje me sulmuesin.
Ai tha se gruaja tani ndihej më mirë, kishte një tronditje truri dhe dhimbje koke.
Policia konfirmoi se gruaja u sulmua në orën 7:15 të mëngjesit të sotëm, 17 korrik në Rrugën Put Firula dhe se hetimi po vazhdon. Policia konfirmoi se gruaja ishte plagosur lehtë dhe se ata po punojnë intensivisht për rastin.
