Kreu marrëdhënie seksuale me të miturin, prostituta rrezikon të dëbohet nga vendi
Një prostitutë në Zvicër rrezikon të dëbohet nga vendi, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçar.
Mësohet se 13 vjeçari ka rënë në kontakt me prostitutën nëpërmjet një web faqeje në internet. Më pas ai kontaktoi me punonjësen e seksit në Whatsapp. Sipas aktakuzës ata ranë dakord për një takim, ku prostituta do paguhej me 75 franga, për 10 minuta seks me të miturin.
Shifër që korrespondon në rreth 70 euro në total, njofton Bild. Sipas informacioneve 13 vjeçari nuk i kishte treguar moshën e vërtetë prostitutës.
Punonjësja e seksit do të dënohet me burg me kusht për nëntë muaj. Sipas legjislacionit zvicerian, nëse prostituta e bën përsëri këtë vepër penale pas kryerjes së dënimit 9 mujor, rrezikon të dëbohet nga shteti për pesë vite.
