Pusetat e pasiguruara dhe “dy serbët e dyshuar'' që vizituan Deçanin para helmimit
Lidhur me helmimin e mbi 1000 personave në komunën e Deçanit, janë ngritur dyshimet edhe për një helmim të qëllimshëm.
Sipas mediave kosovare, kompania e ujësjellësit që furnizon me ujë Deçanin, “Hidrodrini” ka 18 grumbullues uji.
Në njërën prej tyre, ka qenë edhe ekipi i Albanian Post të martën paradite, në afërsi të fshatit Hulaj në Deçan.
Ky grumbullues uji ishte gjysmë i hapur dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pa siguruar.
Ndërkohë, drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj e mohonin kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit.
Nga ana tjetër, më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restoranti, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novisadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.
Për shkak se këta djem i ishin dukur shumë të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar këta persona.

