Përfshihet nga flakët pylli i Gjorgozit në Patos

Pylli i Gjorgozit në Patos është përfshirë nga flaket.

Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të mbjellë me ullishte në këtë zonë.

Si pasojë e flakëve të shumta rrezikohet që zjarri të kalojë edhe në zonën e Cakranit.

Përveç sipërfaqes me ullinj, zjarri ka përfshirë edhe pyllin me pisha.

Për shkak të erës dhe terrenit të thyer forcat zjarrfikëse po hasin vështirësi për shuarjen e tij.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse nga Fieri, Patosi dhe Roskoveci.