Thriller në Greqi, rrëmbyesit marrin peng familjen me 4 fëmijë dhe kërkojnë shpërblim për t'i liruar

Një rast rrëmbimi u regjistrua në zonën bregdetare të Komunës Dion në Greqi të hënën.

Protothema bën me dije se autorët morën çiftin e bashkëshortëve dhe katër fëmijë të mitur në një fermë në një zonë të largët duke kërkuar para në këmbim të lirimit të tyre.

Sipas deklaratës së policisë, "familja u mbajt  peng gjatë gjithë natës, ndërsa autorët, me kërcënime verbale dhe kërcënime për të dëmtuar njërin nga fëmijët, kërkuan pagesë në mënyrë që t'i lirojnë".

Të martën në mëngjes, babai, i cili u plagos në dorë nga autorët gjatë rrëmbimit, arriti të shpëtojë dhe arriti në këmbë në një dyqan në zonën e Tempi, nga ku lajmëroi policinë. 

Policia gjeti dhe arrestoi tre rrëmbyesit që janë të huaj, në një rrugë rurale në Komunën e Tempi. Në të njëjtën kohë, u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre, shkruan protothema.