Sekuestrohen 3 ton kokainë brenda kontejnerit me banane që vinte nga Ekuadori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2021, 22:22
Autoritetet holandeze kanë sekuestruar këtë të shtunë, 17 korrik tre tonë kokainë.
Mësohet se sasia e drogës është gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit.
Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës.
Ky operacion, është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë nga ky port.
Në mars, zyrtarët konfiskuan 4 ton drogë të fshehur në një kontejner që mbërriti gjithashtu nga Ekuadori.
