Deçani në gjendje të jashtëzakonshme/ Haradinaj thirrje Kurtit: Lëre Greqinë, eja merru me problemet e vendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për krizën shëndetësore të krijuar në Deçan, ku janë helmuar mbi 1 mijë persona.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Haradinaj i ka bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të braktisë simpoziumin e partive të majta në Greqi dhe të kthehet në Kosovë.
“Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, shkruan ai.
Kujtojmë se që nga dita e shtunë mbi 1 mijë e 500 pacientë në QKMF në Deçan kanë kërkuar ndihmë pas dyshimeve të ngritura lidhur helmim të uji. Në Deçen është shpallur gjendje emergjente, ndërkohë që ditën e sotme IKSHPK, tha se sipas analizave, banorët nuk janë helmuar nga uji.

