Vllaznia shpërthen në "Loro Boriçi", mposht 3-0 Sirokin dhe kalon në raundin e dytë të Conference League
Tifozët e kërkuan dhe Vllaznia u përgjigj.
Në "Loro Boriçi", shkodranët bëjnë mrekulline duke dominuar Siroki Brijeg e duke marrë hak për atë ndeshjen e parë ku arbitri rus vendosi fatin e ndeshjes.
Sonte në fushë fatin në dorë e mori vet Vllaznia teksa u treguan të jashtëzakonshëm me tre gola në pjesën e dytë.
Teksa pjesa e parë mes emocioneve, presionit dhe fatit nuk pati asnjë gol, në tê dytên shkodranën menjëherë gjetën golin e shpresës me Durdeviç por hedhja e flakadanëve nga tifozët detyroi arbitrin suedez të ndërpriste ndeshjen në shenjë paralajmërimi dhe pas disa minutash ndeshja rifilloi.
Vllaznia hidhet para për të gjetur golin e dytë që do ta çonte në shtesë lojën dhe ia arrin në 62' me Eni Imamin që bën të shpërthejë stadiumi me tifozët shkodranë.
Festa ne stadium
Nuk mbaron këtu pasi Siroki është pothuajse i shashtisur ndërsa në 78' Vllaznia çon në ekstazë "Loro Boriçin" kur në një kundërsulm perfekt, Çoba i jep një top të artë Durdeviç i cili thyen sërish portierin kundërshtar duke i dhënë avantazhin 3-0 skuadrës së Brdariç i cili e ndoqi ndeshjen në një dhomë të stadiumit per shkak skualifikimi.
Gjithsesi, ndeshja mbaron me këtë rezultat dhe Vllaznia me meritë përmbys dhe hakmerret ndaj Siroki Brijeg duke u bërë skuadra e trete shqiptare qe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League. Në këtë raund, Vllaznia do tê përballet me qipriotet e Ael Limassol.
